Britania e Madhe kanë fituar garën e “Madison” në çiklizëm ku secila skuadër tenton të bëjë më së shumti xhiro.
Britania e Madhe mbante një epërsi pothuajse të pakapshme, ku kishin vetëm pesë xhiro për të përfunduar garën.
Laura Kenny fitoi medaljen e saj të pestë të artë në karrierën e saj.
Ndërsa të gjithë garuesit përfundonin garën, kuptohej se ishte medalje ari për Britaninë e Madhe që mori një total prej 78 pikësh, përfshirë 20 për të fituar një xhiro.
Kjo e bën Laura Kenny gruan e parë britanike që fiton pesë medalje ari olimpike.
Medaljen e argjendtë e fitoi Danimarka me 35 pikë dhe të bronztën Komiteti Olimpik Rus me 26 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com