Dyshja e Republikës së Çekisë, Barbora Krejcikova dhe Katerina Siniakova prodhuan një shfaqje për të fituar medaljen e artë të dysheve të grave në “Tokyo 2020”.
Çeket mposhtën zviceranet, Belinda Bencic dhe Viktorija Golubic 7-5 6-1 në stadiumin e Tenisit ”Ariake” të Dielën.
Fitorja i mohoi Bencicit medaljen e dytë të artë në “Tokyo 2020”, pasi ajo fitoi titullin në garat individuale të Shtunën.
Ato u bënë medalistet e para çeke që fituan të artën olimpikë në tenis që nga viti 1988.
Kampionët e French Open luftuan përmes një seti të parë të ngushtë, por më pas treguan dominimin e tyre si partneritet në të dytin.
Ish-trajnerja e Krejcikova, Jana Novotna, e cila vdiq në moshën 49 vjeç në 2017, ishte medalistja e fundit çeke në tenis, pasi kishte fituar të bronztën në “Atlanta 1996”.
Medalja e bronztë ishte vendosur të Shtunën, me dyshen braziliane, Laura Pigossi dhe Luisa Stefani që përfunduan në podium.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com