Deri tani Kosova ka pasur sukses historik përmes xhudistëve në këtë olimpiadë.
Katër xhudistë deri tani kanë përfunduan garën e tyre.
Ata janë Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Majlinda Kelmendi.
Dy të parat arritën të ngjiten deri në majën më të lartë të podiumit, kurse dy të tjerët, fatkeqësisht, nuk arritën të shtronin rrugën deri te medalja.
Në përgjithësi, paraqitja e deritanishme e të përzgjedhurve të Driton Kukës, ka qenë historike.
Dy medalje të arta, duke e ngritur Kosovën shumë lart në radhitjen e totalit të medaljeve.
Më datë 29 korrik, e fundit nga xhudistet që garon për medalje, zbret në Tatami.
Ajo është Loriana Kuka, në kategorinë 78 kilogramë.
Loriana garën e saj e fillon pas orës 05:00, pasi raundin e parë tashmë e ka të kaluar.
Ajo do të mësojë kundërshtaren e saj nga ndeshjet e orës 04:00.
Loriana do të ketë një rrugë të njëjtë si Distria dhe Nora, që po ashtu e filluan garën e tyre nga vendi i dytë.
Kuka radhitet e nënta në botë në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit