Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e 430 mijë eurove për pagesën e specializantëve për muajin korrik.
Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë thirrje që të miratohen këto mjete, në mënyrë që të mos ketë vonesa në pagesat e specializantëve.
“Këtë ndryshim e kemi reflektuar në rishikim të buxhetit. Por duke qenë se sot është miratuar, duhet të marr sot këtë vendim e pastaj i rishikojmë kushtet. 430 mijë euro për specializantët për muajin korrik 2021. Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ju ftoj që të miratoni këtë propozim”, ka thënë ministri për Buxhet, Hekuran Murati.
Ndërkaq, qeveria e Kosovës gjatë kësaj mbledhje ka marrë vendim dhe për ndarjen e 150 mijë eurove për projektin rehabilitim i rrjetit të ujësjellësit në komunën e Deçanit në përputhje me marrëveshjet e nënshkruar nga komuna.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, tha se “duke marrë parasysh gjendjen e rënduar në Deçan ka nënshkruar marrëveshje për financim të këtij projekti në vlerë prej 150 mijë euro”.
Kurse për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë marrë vendim për ndarjen e mjeteve prej 5 milionë euro.
Po ashtu, Kabineti qeveritar ka themeluar komisionin ‘ad hoc’ për përzgjedhjen e pesë anëtarëve të bordit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Samit Gorani do të jetë kryesues, Fadile Dyla dhe Irfan Lapovica do të jenë anëtarë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
TikTok ngre padi për të bllokuar ligjin amerikan që mund të ndalojë aplikacionin
-
Stormy Daniels dëshmon në gjyqin e Trump, për ryshfet ndaj ish-aktores porno
-
Policia asgjëson një laborator të drogës në Leposaviq
-
Osmani takon ambasadoren e SHBA-ve në OKB, diskutojnë mbi zhvillimet e sigurisë në rajon