Një lagunë mahnitëse e titulluar “Sky Lagoon” do të hapet së shpejti në Islandë dhe pritet të shndërrohet në atraksionin e ardhshëm turistik.
Kompania Pursuit zotëruese e saj, zbuloi në një deklaratë synimet për të zgjeruar gamën e përvojave të tyre, me ndërtimin e një lagunë gjeotermale në bregun e oqeanit
“Sky Lagoon” ndodhet në Kársnes, Kópavogur vetëm disa minuta nga qendra e qytetit të Reykjavik dhe prej 2021 pritet të rrisë së tepërmi ofertën për udhëtime drejt Islandës.
Në brendësi të saj ndodhet një bar brenda të cilit mund të notosh si dhe ofrohen pamje marramendëse të oqeanit.
Çfarë e bën interesante këtë lagunë?
Ky atraksion pritet t’ju ofrojë turistëve një vend për t’u çlodhur dhe rinuar. Vizitorëve do t’ju jepet mundësia për të soditur disa nga pamjet më spektakolare të Oqeanit Atlantik si dhe perëndimet magjike të diellit.
“Sky Lagoon” po ashtu do të ofrojë një pishinë prej 70 metrash, që shkrihet në harmoni me peizazhin e oqeanit, ndërkohë arkitektura e saj përmban elemente dizajni të frymëzuar nga shtëpitë tradicionale të Islandës./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel