10 kandidatura për kryetarë të komunave janë zyrtarizuar të premten, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Përveç këtyre kandidaturave, kryesia e LDK-së ka marrë vendim edhe për formimin e shtabeve të degëve zgjedhore për Zgjedhjet Lokale.
“Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që: Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, Anton Quni kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ilir Ferati kandidat për kryetar të Komunës së Istogut, Hyrie Dobrunaj kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit”.
Gjithashtu, në postimin e LDK-së thuhet se “Burim Krasniqi kandidat për kryetar të Komunës së Rahoveci, Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës, Bajrush Hoti kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës, Bexhet Xheladini kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit, Jeton Biqkaj kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës, kurse Ruzhdi Shehu kandidat për kryetar të Komunës së Junikut”.
Përveç zyrtarizmit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve të saja me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”