Këtë të premte do të përurohet shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Ceremonia e shtatores do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”, pikërisht në datën e ditëlindjes së ikonës së ndjerë, njofton Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Të pranishëm në ceremoni pritet të jenë kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe personalitete të tjera të institucioneve dhe të sportit.
Gjithashtu, në këtë rast, FFK-ja ka organizuar një turne futbolli ku do të marrin pjesë futbollistët veteranë të Llapit, Prishtinës, Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”