Franz Kafka, një nga shkrimtarët më të mëdhenj në histori, vdiq më tre qershor 1924. Por ai nuk e mori botën e tij me vete, duke lënë shkrimet e tij si një pasuri më vete për të gjithë ata që do kishte mundësinë t’i prekte.
Sipas Hannah Arendit ajo që e bën Kafkën të veçantë është fama e tij pas vdekjes. “shpërblimi i atyre që ishin përpara kohës së tyre”.
Siç thotë dhe Niçe “ më përshtatet vetëm pasnesër. Ka nga ata që kanë lindur pas vdekjes”…
Ndër dëshirat e Kafkës pasi të vdiste, ishte që të gjitha letrat e tij të digjeshin, por bordi nuk i’u bind.
Kafka tashmë do ishte pjesë e botës së njerëzimit, e ndarjes së botës së tij, duke prekur këdo që do e lexonte.
Nën hijen e botës së tij të fshehur, të zjarrtë, i sëmurë nga tuberkulozi,-“ku shpirti dhe zemra nuk mund të durojnë më peshën, e kësaj bote”.
Ja çfarë ka shkuar ai para se të vdiste, “ Dashuria është fakti që ti je për mua thika me të cilën kërkoj brenda vetes” , i shkroi Kafka Milena Jesenksa gazetare, shkrimtare, dhe më vonë përkthyese e Kafkës.
Në vitin 1919, ajo u trondit nga leximet e një prej tregimeve të tij, dhe me lejen e autorit e përkthehu atë në çekisht.
Të dy i shkruan njeri-tjetrit deri në vitin 1923, dhe në disa raste u afruan shpirtërisht me njeri-tjetrin.
Në vitin 1920, Milena i rrëfehu Max Bordit se ,Kafka nuk mund të jetonte dhe nuk do të shërohej kurrë.
“ Ajo që është e sigurte është se të gjithë ne duhet të jemi të aftë të jetojmë, pasi dikur u streshuam në gënjeshtra, verbëri, entuziazëm, optimizëm, bindje, pesimizëm ose diçka tjetër. Por ai kurrë nuk u strehua në diçka ë mund ta mbronte atë”
Librat e tij janë të mahnitshëm, u shpreh ajo.
Kafka vdiq në sanatoriumin e Keierling, në qytetin e Klosterneuburg, Austri. Dy ditë më vonë kë[to ishin fjalët e Milenës” Ai ishte i ndrojtur, skrupuloz, i qetë, dhe i mirë, megjithatë ai shkroi libra të pa mëshirshëm dhe të dhimbshëm.”
Bota e tij ishte e populluar me demonë të padukshëm që asgjësojnë dhe copëtojnë njeriun e pambrojtur. Ai ishte shumë i mençur për të jetuar, dhe shumë i dobët për të luftuar, ligësinë.
Veprat e tij më të rëndësishme janë: “ Procesi” “Metamorfoza”, dhe “Kështjella’,të cilat përfaqësojnë ekzistencializmin bashkëkohor.
Marrë dhe përshtatur nga “ The Nation” për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Balla: 900 mijë pasagjerë më shumë në Rinas se vitin e kaluar, shtojmë 100 efektivë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kërkohet vazhdimi i masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit