Eduardo Camavinga, talenti francez i skuadrës së Rennes-it, është një emër që ka dalë sërish në modë te Real Madrid-i.
Talenti 18-vjeçar disa kohë më parë u kërkua nga Real-i, por ishin vetë spanjollët që nuk avancuan në bisedime për afrimin e tij.
Me ardhjen e Carlo Ancelotti-t në krye të pankinës, duket se ka filluar përsëri të flitet për mesfushorin.
Ai ka vetëm një vit kontratë me Rennes-in dhe kartoni i tij do të ulet ndjeshëm këtë merkato.
Francezët pretendonin 60 milionë euro për Camavinga-n, por rrezikojnë ta humbasin me parametra zero në fund të sezonit, çka ka bërë që të ulen dhe pretendimet.
Për Camavinga-n interesohet edhe skuadra angleze e Manchester United-it. Sezonin e fundit, ai luajti 35 ndeshje në Ligën e Parë Franceze, duke shënuar një gol dhe dy asiste.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com