Muzikë

“Akull n’Verë” sjell freski në kryeqytet


Akull n'Verë-Prishtinë

“Akull n’Verë” është projekti më i ri, të cilin e ka realizuar Komuna e Prishtinës, në tri sheshet kryesore të kryeqytetit.

Shesheve të dekoruara, u janë shtuar edhe hapësira të caktuara në të cilat qytetarët mund të shërbehen me pije të freskëta në këto ditë të nxehta vere.

Përveç investimeve në sheshe, Komuna e Prishtinës, për një muaj rresht do të organizojë aktivitete kulturore dhe sociale, deri më 15 gusht.

Që ky aktivitet, të jetë përkrahës i rregullave të pandemisë, drejtoria e kulturës thotë se i kanë ndërmarrë të gjitha masat e duhura.

Akull n’Verë, vjen pas projektit Verë n’Dimër, të cilin Komuna e Prishtinës, e realizon gjatë muajve më të ftohtë të vitit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore