JD Power, kompania e hulumtimit të tregut të automjeteve, ka publikuar një raport i cili del në përfundimin se shumica e drejtuesëve të makinave elektrike nuk dëshirojnë të kthehen përsëri te makinat me djegie.
TNW, faqe dedikuar teknologjisë, shkruan se sipas raportit, 82% e adoptuesëve të hershëm të makinave elektrike nëse do të konsideronin blerjen e një automjeti tjetër, ai do të ishte padyshim elektrik.
Mirëpo, prej raportit doli edhe një element tjetër me rëndësi të veçantë. Drejtuesit e makinave elektrike nuk ishin besnik lidhur me markën aktuale të makinës. Kjo lidhej me kënaqësinë e përgjithshme nga automjeti i tyre elektrik i cili ishte me rëndësi për marrjen e vendimit të ardhshëm të blerjes.
Sipas TNW, drejtuesit e automjeteve marrin vendime blerjeje bazuar kryesisht në faktorë si disponueshmëria e karikuesëve. Kënaqësia gjatë ngasjes, cilësia e automjetit dhe ulja e kostove, renditen si faktorë më pak ndikues se i pari.
Në segmentin premium të automjeteve elektrike, Tesla Model S, është renditur më lart krahasuar me modelet elektrike të markave të tjera. Ndërsa në segmentin e makinave elektrike të prodhuara për tregun masiv, renditjen më të lartë e zë Kia Niro EV./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”