Biden tha se Trump i la një letër shumë zemërgjerë përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara(SHBA), Joe Biden, tha se ish-presidenti Donald Trump i ka lënë atij një “letër shumë bujare” përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Biden, pas nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë, ditën e parë tha se nuk do të zbulonte menjëherë përmbajtjen e letrës për shkak të respektit, ndaj Trump-it.
“Presidenti shkroi një letër shumë bujare”, tha Biden për gazetarët. “Duke qenë se është private, nuk dua të flas për të, por ishte zemërgjerë”. Një ndihmës i Trump e përshkroi letrën për CNN si një “shënim personal”. Në letër shprehej lutja për suksesin e vendit dhe suksesin e administratës së re.
Është një traditë moderne që presidentët në largim t`i shkruajnë një letër pasardhësve të tyre dhe t’ua lënë atyre në tryezën e zyrës ovale.
Në një konferencë, më 21 janar, Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki nuk pranoi të jepte më shumë detaje mbi letrën që Trump -i la për Biden. Edhe pse mund të duket surprizuese Trump ndoqi këtë traditë. Ndjekja e kësaj tradite përputhet me entuziazmin e Trumpi-it kur mori nga Presidenti Barack Obama.
Pas marrjes së letrës nga Obama, Trump-i i telefonoi ish-presidentit sapo lexoi letrën ditën e përurimit, më 2017. Obama nuk mund t`i përgjigjej telefonatës, pasi po udhëtonte në Palm Springs në California. Kur një nga ndihmësit e Obamës telefonoi Shtëpinë e Bardhë, stafi i presidentit tha që Trump thjesht donte t`i thoshte faleminderit për shënimin. Ai donte që Obama të merrte mesazhin. Të dy krerët e shtetit nuk u lidhën kurrë drejtpërdrejt.
“Ishte e një letër e gjatë. Ishte komplekse. Ishte e mendimplotë,” kishte thënë Trump për letrën, një javë pas marrjes së detyrës në një intervistë me ABC News. Më vonë, Trump ia tregoi letrën vizitorëve në zyrën ovale. Në fjalimin e tij të lamtumirës, Trump- nuk e përmendi Biden-in. Ai tha se i uronte ”administratës së re shumë fat dhe sukses”.
Kjo situatë vjen pas akuzave të ish-presidentit Trump për vjedhje votash dhe bastisjes së Capitol-it. Kërkesa për shkarkimin e Trump erdhi nga Dhoma e Përfaqësuesve, për shkak të rolit të tij në përshkallëzimin e protestës. Pritet që Trump të gjykohet nga Senati. Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence la gjithashtu një letër për zëvendëspresidenten Kamala Harris. Pence mori pjesë në përurimin e Biden-it./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare
-
Hamasi i jep dritën jeshile fazës së parë së marrëveshjes
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Shkërmoqen konservatorët në zgjedhjet vendore britanike, rezultojnë forcë e tretë
Lajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare