Manastiri Sümela, i vendosur në provincën e Detit të Zi të Trabzonit, u vizitua nga më shumë se 123,000 njerëz në 99 ditë.
Manastiri është një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit në Turqi. Ai u mbyll në 2015-ës për shkak të rrezikut që paraqesnin shkëmbinjtë nga mali Karadağ afër.
Pasi përfundoi restaurimi, manastiri u hap për publikun nga 28 korriku deri më 3 nëntor 2020. Gjatë kësaj periudhe, ai priti 123 mijë e 933 vizitorë.
Manastiri Sümela ndodhet në shpatin e Malit Karadağ, në qytetin Maçka 300 metra mbi Luginën Altındere.
Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit nisi një projekt restaurimi në Shkurt 2016 për planifikimin mjedisor, hulumtimin dhe përforcimin e shkëmbinjve gjeologjikisht dhe gjeoteknikisht. Faza e parë e projektit përfundoi dhe një pjesë e manastirit përveç oborrit të tij u hap për vizitorët në maj 2019.
Me përfundimin e një pjese të konsiderueshme të fazës së dytë, një pjesë e manastirit u hap më 28 korrik 2020. Hapja u ndoq nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, përmes telekonferencës dhe nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.
Duke pritur gati 5 mijë vizitorë çdo ditë gjatë ditëve të para që u hap për publikun, manastiri u bë një nga vendet më të vizituara arkeologjike në Turqi.
Manastiri është vendosur të rihapet për vizitorët më 31 janar.
Manastiri Sümela është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Zyra e Guvernatorit dhe Komuna Metropolitane e Trabzonit kryejnë punë serioze që vendi të futet në listën e përhershme./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Koncerti i Quavos “pa publik” ndez teorinë e egër konspirative të Chris Brown-it
-
“The Strike”, një betejë për të ndalur izolimin e pafund të burgosjes
-
“The Tortured Poets Department” i Taylor Swift-it zë vendin e parë me shitjet e saj më të mira në karrierë në javën e parë
-
Policia franceze thërret legjendën e kinemasë, Depardieu, për sulme të dyshuara seksuale
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës