Në mes të sezonit turistik, një katastrofё ёshtё regjistruar nё ishullin Mykonos tё Greqisё. Si pasojë e ndërtimeve të shumta, sistemi i furnizimit me ujë dhe ai i kanalizimeve janë shkatërruar në plazhin Platys Gialos.
Kjo ka bërë që të shpërthejnë protesta dhe pakënaqësi në mesin e pronarëve të hoteleve dhe turistëve, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre për problemin me të cilin janë përballur papritur.
“Katastrofa në fjalë ka krijuar një klimë tensioni dhe ankth për efektet pasuese në ekonomi”, shkruajnë mediat greke. Për shkak të përmasës së dëmtimeve, turistët u detyruan të evakuohen dhe aktualisht janë transferuar në hotelet pranë.
“Ndërmarrja komunale e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve po punon intensivisht, në mënyrë që problemi të zgjidhet sa mё shpejt”, thonë autoritetet lokale.
Shërbimet kompetente janë vendosur gjithashtu në gadishmëri dhe të notuarit nё plazhin Platys Gialos ёshtё ndaluar deri nё lajmёrim tё dytё.
Biznesmenët e hotelierisë, hotelierët ndërkohë kanё raportuar të shqetёsuar, për madhësinë e përgjithshme të dëmit që mund tё shkaktohet.
Një valë protestash dhe zemërimi ka pasuar ngjarjen, duke i bёrё zё problemit tё furnizimit me ujё dhe ndёrtimeve tё shumta qё shkaktuan katastrofën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një tjetër përpjekje për të përmbyllur sagën e sigurimeve shëndetësore
-
Aleanca e re e së majtës në Francë përçahet përpara zgjedhjeve të parakohshme
-
“Mbështetja e SHBA-së është e palëkundur dhe miqësia jonë është e përjetshme”, thotë Osmani pas takimit me Harrisin
-
Fluturime direkte Tiranë-Zagreb deri në tetor