Përfundon rindërtimi i “Pallatit të Berlinit” nën drejtimin e arkitektit italian, Franco Stella. Ky pallat i stilit barok ka qenë rezidenca mbretërore e monarkëve prusianë dhe perandorëve gjermanë. Për të ndërtuar Pallatin e Berlinit punimet filluan në vitin 1699 dhe përfunduan në vitin 1706.
Ky pallat i shekullit të XV kishte funksionin e godinës së parlamentit në Republikën Demokratike të Gjermanisë (GDR), e cila njihej edhe si Gjermania Lindore. Pas rënies së murit të Berlinit, parlamenti u mbyll dhe u shkatërrua gjatë luftës së dytë botërore, në vitin 1950 nga komunistët e Gjermanisë Lindore, pasi konsiderohej një simbol i militarizmit perandorak gjerman.
Qeveria gjermane vendosi të rikontruktojë në mënyrë të njëjtë godinën. Pavarësisht polemikave të shumta, tejkalimeve të buxhetit, vonesave, punimet filluan në vitin 2013 dhe përfunduan në vitin 2020. Në total këto punime kushtuan 677 milionë euro, rreth 100 milionë euro më shumë nga sa ishin parashikuar fillimisht.
Muzeu prej 40 mijë metrash katrorë, i cilësuar si “zhvillimi më i madh kulturor në Evropë” qëndron në anën e shkatërruar të ndërtesës së parlamentit të Gjermanisë Lindore, e cila gjendet afër Katedrales së Berlinit në Ishullin Muze. Muzeu do të strehojë disa koleksione të rëndësishme nga dy muze shtetërorë dhe objekte, të cilat përshkruajnë historinë e Berlinit.
Tanimë, ky pallat do të strehojë muzeun e “Humboldt Forum”. Forumi Humbolt u angazhua në rikonstruktimin e Pallatit të Berlinit, të projektuar nga skulptori dhe arkitekti barok, Andreas Schlüter. Përzierja e barokut me stilin modern në pallatin e Berlinit u ridizejnua dhe rindërtua totalisht. Muzeu pritet të hapet në fillim të vitit 2021. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”