Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, do të tërheqë afro 300 mijë makina të prodhuara dhe të importuara nga Kina.
Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se rregullatorët kinezë kanë bërë të ditur se tërheqja e automjeteve Model 3 dhe Model Y lidhet me një azhurnim online të software-it, i cili lidhet me drejtimin e asistuar.
Për të realizuar këtë azhurnim, pronarëve të makinave Tesla nuk u kërkohet që të kthejnë automjetet e tyre.
Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut ka shkruar në faqen e internetit se lëvizja është e lidhur me një funksion të asistuar të vozitjes në makinat elektrike, i cili aktualisht mund të aktivizohet nga drejtuesit aksidentalisht, duke shkaktuar përshpejtim të papritur.
Kjo tërheqje në distancë e software-it nëpërmjet internetit, mbulon 249 mijë e 855 makina Model 3 dhe Model Y të prodhuara nga Kina dhe 35 mijë e 665 sedanë të importuar të tipit Model 3.
Tanimë, Tesla është duke bërë sedanë Model 3 dhe automjete sportive të llojit Model Y në Shanghai.
Në muajin maj, kompania e njohur amerikane ka shitur 33 mijë e 463 makina elektrike të prodhuara në Kinë, sipas të dhënave të industrisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com