Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur San Juan-in, provincën perëndimore të Argjentinës, mbrëmjen e 18 janarit. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, dridhjet e forta të tokës janë pasuar nga disa pasgoditje.
Pasgoditja e parë ishte e magnitudës 5 ballë. Ajo goditi jug-jugperëndimin e Nueve de Julio-s, rreth 1 mijë kilometra në lindje të tërmetit të parë. Pasgoditja e dytë ishte me madhësi 4.9 ballë, ndërsa pasgoditja e tretë me magnitudë 5.3 ballë.
Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor (PTWC), bazuar në të dhënat e disponueshme, deklaroi se nuk ka pasur asnjë kërcënim për Tsunami gjatë kësaj kohe.
Sipas Guvernatorit të San Juan-it, Sergio Unac, asnjë lëndim nuk është raportuar deri më tani.
Në një konferencë për shtyp më 19 janar, Unac-u, deklaroi se autoritetet lokale janë duke analizuar dëmet, të cilat prekën rrugët dhe autostradat në provincë.
“Në disa vende pati ndërprerje të energjisë elektrike. Disa shtëpi në qytetin e Caucete-s pësuan dëme. Katër njerëz duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre në qytetin e Zonda-s për në San Juan. Në disa spitale u raportuan xhama të thyer, por nuk pati dëmtime të mëdha strukturore”, shtoi ai.
Guvernatori përmendi se shërbimi i energjisë elektrike është duke u rindërtuar.
“Le të vëmë në praktikë të gjitha masat që kemi mësuar për të parandaluar incidentet, ndërsa duhet të të dimë ndikimin e tërmetit dhe të bashkëpunojmë në gjithçka të nevojshme,” shkroi ai në median sociale Twitter.
Sipas të dhënave, tërmeti u regjistrua në një thellësie prej 20-të kilometrash./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Barazia në urinim”: Gratë e Amsterdamit fitojnë luftën për më shumë tualete publike
-
Nagavci kërkon nga Jasharaj të jetë më i matur me deklaratat
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës
-
KPA shtyn shpalljen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës