Futbollisti i Skocisë, Billy Gilmour, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, që do të thotë, se do ta humbasë ndeshjen vendimtare në “Euro 2020”, kundër Kroacisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Kombëtarja e Skocisë, të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftuan se futbollisti i tyre, do të qëndrojë i izoluar për 10 ditët e ardhshme, ku dhe do ta humbasë ndeshjen e tretë të grupit.
We can confirm that Billy Gilmour has tested positive for COVID-19.
Having liaised with Public Health England, Billy will now self-isolate for 10 days and therefore miss tomorrow’s UEFA EURO 2020 Group D match against Croatia at Hampden.https://t.co/lRNWvckqCK
— Scotland National Team (@ScotlandNT) June 21, 2021
Mesfushori i skuadrës së Chelsea-t, tregoi një lojë fantastike në ndeshjen ndaj Anglisë, ku dhe në fund u shpall lojtari i ndeshjes, andaj për Skocinë do të jetë një mungesë e madhe në përballjen me Kroacinë.
Skocia dhe Kroacia, pozicionohen të fundit në Grupin D, me nga një pikë secila, derisa para tyre renditen Anglia dhe Republika Çeke me nga katër pikë.
Përballja me Kroacinë, të mërkurën në stadiumin “Hampden Park” në Glasgou, do të jetë një duel direkt për të dalë në vendin e tretë, si dhe për të shpresuar që do të kalojnë grupin.
Kujtojmë që katër kombëtaret më të mira nga vendet e treta në gjashtë grupet e “Euro 2020” do të kualifikohen për në fazën e 1/8-ve të finales.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet