Lajme

Izraeli kundër bisedimeve për marrëveshjen bërthamore me Iranin


Kryeministri i Izraelit u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të “zgjohen” në lidhje me kërcënimin e Iranit, ndërsa bisedimet për ringjalljen e një marrëveshje historike për të kufizuar programin bërthamor të vendit po vazhdojnë.

Naftali Bennett tha se “regjimi i xhelatëve brutalë” të Iranit dëshiron armë bërthamore, diçka që qeveria iraniane e ka mohuar në mënyrë të përsëritur.

Diplomatët thanë se në Vjenë u shënua përparim në tentimin për të rinovuar marrëveshjen, prej të cilës SHBA-ja u tërhoq kur në krye ishte Presidenti Trump.

Të premten, populli i Iranit zgjodhi, Ebrahimi Raisi, si presidentin e vet të ri.

Gara zgjedhore u pa gjerësisht se ishte krijuar për të favorizuar Raisi-n. Presidenti i zgjedhur, i cili do të inaugurohet në gusht, është nën sanksionet e SHBA dhe ka qenë i lidhur me ekzekutimet e kaluara të të burgosurve politikë. Ai është gjykatësi më i lartë i Iranit dhe mban pikëpamje ultra-konservatore.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor. Dyshimet se Irani po ndërtonte një bombë bërthamore çuan në sanksione gjymtuese nga BE-ja, SHBA-ja dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në vitin 2010.

Pesë vjet më vonë Irani arriti një marrëveshje me gjashtë fuqitë kryesore si, SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, që ishin dëshmitare  të Iranit që po kufizonte aktivitetet e saj bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Izraeli megjithatë nuk e pranoi marrëveshjen.

Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump, në vitin 2018, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja dhe ktheu sanksionet e ashpra. Pasardhësi i tij, Joe Biden, tani po kërkon një mënyrë që Shtetet e Bashkuara të ribashkohen.

Çfarë ndodhi në Vjenë?

Negociatorët nga gjashtë vendet nënshkruese dhe Irani kanë zhvilluar bisedime në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Të dielën ata u mblodhën për një raund të gjashtë të bisedimeve indirekte midis SH.B.A. dhe Iranit rreth ringjalljes së marrëveshjes, por u shtynë që delegatët të ktheheshin në kryeqytetet e tyre.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA, më herët tha se bisedimet indirekte do të vazhdonin akoma pasi Raisi të marrë pushtetin.

Zëvendës Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i tha televizionit shtetëror se palët janë “më pranë se kurrë” të një marrëveshje, por shtoi se kalimi i pengesave midis tyre “nuk është një punë e lehtë”. Ai tha se ekipi iranian do të kthehet në Teheran për konsultime.

Enrique Mora, i dërguari për BE-në, i bëri jehonë fjalës së Araqchi-t.

“Ne jemi më afër sesa ishim një javë më parë. Por nuk jemi akoma atje ku duhet”, tha ai.

Këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA-ve, Jake Sullivan, tha se kishte “ende një rrugë të gjatë për të përshkuar” për çështje përfshirë sanksionet, duke shtuar se vendimi përfundimtar i takon Iranit.

Pse Izraeli e kundërshton marrëveshjen?

Irani dhe Izraeli kanë qenë në një “luftë në hije. Kjo luftë ka rezultuar në të dy vendet që po ndërmarrin veprime të ndryshme, por deri më tani është shmangur konflikti i gjithanshëm.

Ajatollah Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, ka bërë vazhdimisht thirrje për eliminimin e shtetit të Izraelit. Në vitin 2018, ai e përshkroi vendin si një “tumor kanceroz” që duhej hequr nga rajoni.

Izraeli e sheh Iranin si një kërcënim të madh dhe ka insistuar vazhdimisht se Irani dëshiron të zhvillojë armë bërthamore.

Irani aktualisht është duke pasuruar uranium në nivelet e tij më të larta ndonjëherë, edhe pse akoma më pak se sa nevojitet për të bërë armë të shkallës bërthamore.

Kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett, i tha kabinetit të tij të dielën se ky do ishte “shansi i fundit për fuqitë botërore të zgjohen … dhe të kuptojnë me kë po bëjnë biznes”.

“Një regjim i xhelatëve brutalë nuk duhet të lejohet kurrë të ketë armë të shkatërrimit në masë”.

Kohët e fundit luftimet midis dy vendeve janë përshkallëzuar përsëri.

Irani fajëson Izraelin për vrasjen e shkencëtarit të tij të lartë bërthamor vitin e kaluar dhe një sulm në një nga impiantet e tij të pasurimit të uraniumit, në prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore