Një diamant, me madhësi 1 mijë e 98 karat, është zbuluar në Botsvana. Diamanti është cilësuar si i treti më i madh në botë nga madhësia.
“Ky diamant kaq i rrallë dhe i jashtëzakonshëm ka shumë kuptim për Botsvanën dhe sjell shpresë tek ky vend që lufton çdo ditë me varfërinë” – tha Lynette Armstrong, drejtuese e kompanisë minerare Debswana.
Guri iu paraqit presidentit, Mokgweetsi Masisi, të mërkurën.
Diamanti më i madh i nxjerrë ndonjëherë nga nëntoka është “Cullinan”, i zbuluar në vitin 1905, me një peshë prej 3106 karatë. Ai u nxor në Afrikën e Jugut dhe mori emrin e pronarit të minierës, Thomas Cullinan.
Ndërsa vendin e dytë e mban diamanti “Lesedi La Rona”, me peshë 1109 karatë. Edhe ky diamant u zbulua në minierën veri-lindore të Botsvanës në vitin 2015 dhe ka madhësinë e një topi golfi.
Marrë dhe përshtatur nga CCN për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Pse rusët po përparojnë dhe Ukraina po përpiqet t’i ngadalësojë?
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm
Lajmet kryesore
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka
-
Pse rusët po përparojnë dhe Ukraina po përpiqet t’i ngadalësojë?
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm