Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar kërkesën e demokratëve, për shkarkimin e presidentit, Donald Trump, 12 ditë para përfundimit presidencës.
Kërkesa e drejtuar për një rezolutë i bën thirrje zëvendëspresidentit, Mike Pence, të fillojë procedurën e ndryshimeve në kushtetutën amerikane, e cila do të mundësonte largimin e Trump nga detyra.
Republikani, Alex Money, në deklaratën e tij pohoi se Dhoma e Përfaqësuesve “ nuk duhet të miratojë kurrë një rezolutë që kërkon largimin e një presidenti të zgjedhur pa asnjë dëgjim, debat ose vota të regjistruara”.
Gjatë një seance të shkurtër, udhëheqësi i shumicës, Steny Hoyer, ka kërkuar që rezoluta e shkruar të miratohet unanimisht.
Sipas rezolutës, Pence duhet të mobilizojë kabinetin dhe të deklarojë Trump-in si të paaftë për të kryer detyrën e tij.
Gjithashtu, të votohet heqja e kompetencave sipas nenit katër të Amendamentit të 25-të.
Senatorë dhe kongresmenë amerikanë e kanë kërkuar shkarkimin e Donald Trump-it nga posti i presidentit, duke paraqitur akuzën për “nxitje rebelimi”, lidhur me sulmin e dhunshëm ndaj Capitol-it javën e kaluar.
Ndër emrat kryesorë që e kërkojnë këtë, janë kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi dhe kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer.
Pelosi, në mënyrë të përsëritur ka thënë se ajo favorizon Pence duke thirrur amendamentin e 25-të për të hequr shpejt Trump pas kryengritjes vdekjeprurëse të së mërkurës.
Largimi mund të realizohet me anë të Amendamentit 25-të.
Amendamenti i i Kushtetutës amerikane parashikon “Pamundësinë e presidentit për të kryer detyrën”.
Në katër pikat e Amendamentit, përfshihen edhe rastet e sëmundjeve dhe pamundësive mendore./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com