Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi është ftuar që të përfaqësojë kombëtaren e Malajzisë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Përzgjedhësi i kombëtares së Malajzisë, Tan Cheng Hoe, e ka zbuluar të hënën listën e 25 futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e ekipit për tri ndeshjet e mbetura të raundit të dytë kualifikues për Kupën e Botës, nga regjioni i kontinentit të Azisë.
Krasniqi pasi që nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën, ai mund të luaj për kombëtaren e Malajzisë, që së fundmi është pajisur edhe me pasaportë të këtij vendi, ku luajti futboll për pesë vjet.
29-vjeçari nga Vitia, pritet të grumbullohet me përfaqësuesen aziatike më 20 maj në Dubai.
Ndërsa Malajzia më 3 qershor do të ndeshet me Emiratet e Bashkuara Arabe në Dubai, derisa katër ditë më von po në Dubai o të përballet me Vietnamin.
Kurse këtë raund të dytë, tani më përfaqësuesja e Liridonit, do ta mbyllë me Tajlandën më 15 qershor në Dubai.
Ndërsa, theksojmë që Krasniqi aktualisht është pjesë e ekipit Newcastle Jets në kampionatin australian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës