850 rezidenca për shtetasit izraelitë do të ndërtohen në zonën e njohur si West Bank. Ky lajm bëhet me dije nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vetëm pak ditë përpara marrjes së detyrës nga presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden.
Këshilli Suprem i Administratës së Planifikimit pritet të fillojë projektin. Aprovimi i banesave do të ndahet në disa faza.
Një prej njësive të banimit do të ndërtohet në vendin ku një grua izraelite, u vra nga shtetas palestinez muajin e shkuar. Zona ndodhet në anën izraelite të ndarjes së West Bank-ut.
Rreth 500 njësi të tjera pritet të aprovohen në ditët në vijim. 250 të tjera ndërkohë, presin thjeshtë procedurën e legalizimit.
Ana palestineze e ka cilësuar ndërtimin e tyre si të jashtëligjshëm. Sipas tyre, kjo përpjekje në kohë rekord po bëhet për shkak të ardhjes së Joe Biden në presidencë. Më parë, Biden-i e ka kritikuar vendosjen e këtyre njësive në West Bank.
“Kjo është një përpjekje për të përftuar nga ditët e fundit të administratës Trump”, deklaroi Wasel Abu Youssef, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Liberatore Palestineze.
Probleme janë ngritur dhe me godinat palestineze të ndërtuara. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz, ka vendosur të mos legalizojë 46 objekte të pa autorizuara palestineze në West Bank.
Kushti për legalizimin e tyre, është zgjidhja e çështjes së banesave izraelite. Gantz kërkon që Palestina të pranojë ndërtimin e tyre./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mediat izraelite: Netanyahu rrezikon urdhrin e arrest nga ICC
-
A mund ta përballojë BE-ja zgjerimin me Ukrainën dhe Ballkanin?
-
Melillo: “Mafiet janë të rrënjosura në të gjithë Veriun, në tendera, biznese e futboll”
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
Lajmet kryesore
-
A mund ta përballojë BE-ja zgjerimin me Ukrainën dhe Ballkanin?
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, KLGJ: Kërcënim serioz për gjithë shoqërinë
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
Përkrahja e Kurtit s’i ndihmojë VLEN-it t’i fitojë zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë