Pas ndeshjes me Sassuolo-n tre lojtarë të Juventus-it rezultuan të dëmtuar. Weston McKennie dhe Paolo Dybala kërkuan zvendësim gjatë pjesës së pare të ndeshjes. Frederico Chiesa që mori një goditje të rrezkishme nga Pedro Obiang-u qëndroi më gjatë në fushën e lojës.
Nga ekzaminimet e sotme, të stafit mjekësor të Juventusit, në J Medical, rezultoi se për McKennie-n dhe Chiesa-n nuk ka asnjë shqetësim dhe do të jenë të gatshëm për teknikun Andrea Pirlo, në ndeshjen e radhës, kundër Genoa-s për Kupën e Italisë.
Dybala ka pësuar një dëmtim të lehtë të ligamentit të gjurit dhe besohet se do të qëndrojë jashtë fushave për 15 deri në 20 ditë. Humbet të paktën dy ndeshjet e radhës, me Genoa-n dhe me Inter-in në kampionat./ AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”