Shqipëria

750 mijë vaksinime me dy doza në Shqipëri


“750 mijë qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza”.

Këtë e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të premten e 24 shtatorit.

Ndërkohë mbi 1 milionë e 683 mijë e 644 persona kanë marrë njërën dozë të vaksinës.

Gjatë kësaj dite Manastirliu nga vizita në një qendër Shëndetësore deklaroi se, “nga dita e hënë do të hyjë në fuqi udhëzimi për detyrimin e paraqitjes së certifikatës së vaksinimit ose testit të përjavshëm, ndërsa universitetet do të organizojnë mësimin online për studentët e pavaksinuar”.

Ajo ka bërë sërish apel për vaksinimin e mësuesve, pedagogëve dhe studentëve.

Qeveria shqiptare, që prej muajit gusht, ka nisur një fushatë vaksinimi masiv, e cila ka kërkuar detyrimisht edhe furnizim të madh me doza nga katër kompanitë furnitore në Shqipëri.

Shifrat e vaksinave të mbërritura në Shqipëri po i afrohen 2 milionëshit. Ndërkaq, dozat e dhëna  janë rreth 1.54 milionë.

Po ashtu, mbi 700 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore