Lajme

713 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit gjatë vitit 2023


713 licenca për infermierë, certifikata që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit, janë lëshuar nga e Odës e Infermierëve të Kosovës gjatë vitit 2023.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura kryetarja e OIK, Nexhmije Gori, gjatë një interviste për Ekonomia Online, derisa sipas saj, arsyet e largimin janë pagat e ulëta dhe kushtet e punës.

“Në vitin 2023 ky numër është rritur qind për qind, do të thotë deri me datën 25 të muajit dhjetor 2023 kanë kërkuar 713 licenca të pa plastifikuara, çka do të thotë këto licenca ata i kërkojnë për të migruar në vendet e rajonit dhe për të zhvilluar profesionin më tutje”, tha Gori.

Kryetarja e OIK-ut, liberalizimin e vizave e sheh si mundësi më të lehtë për të gjetur një vend pune në Evropë dhe thotë se kriza për mungesë të infermierëve është duke u thelluar.

“Në bazë të fluksit çfarë është edhe po shihet çdo ditë e më shumë, e mos të them tani edhe me liberalizimin e vizave që mundësi është edhe me e lehtë që ata të ndërrojnë vendbanimin është goxha numër i madh edhe krizë që përveç infermiereve edhe të rinjtë ta lëshojnë vendi tonë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore