Lajme

6 ushtarë të vrarë dhe 30 të zhdukur në përpjekje për të shpëtuar pilotin e rrëmbyer nga rebelët


Persona të armatosur separatistë sulmuan trupat e ushtrisë indoneziane që u vendosën për të shpëtuar një pilot të Zelandës së Re të marrë peng nga rebelët në provincën e trazuar Papua të Indonezisë.

Nga përplasja mbetën të paktën gjashtë të vdekur dhe rreth 30 të zhdukur.

Informacionet fillestare nga raportet e ushtrisë thanë se kishte rreth 36 ushtarë, kur sulmuesit nga Ushtria Çlirimtare e Papuas Perëndimore, krahu i armatosur i Lëvizjes së Papuas së Lirë, hapën zjarr.

Të paktën gjashtë vdiqën dhe 21 të tjerë u larguan në xhungël, sipas raporteve ushtarake të parë nga gazetarët.

Një zëdhënës ushtarak konfirmoi vetëm një të vdekur. Nëntë ushtarë thuhet se mbaheshin nga rebelët.

Zëdhënësi i ushtrisë së Papuas, Kol Herman Taryaman tha se ushtarët ishin pjesë e një grupi që po

Zëdhënësi i rebelëve Sebby Sambom tha në një deklaratë se luftëtarët e grupit kryen sulmin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e dy rebelëve në një shkëmbim zjarri me forcat indoneziane të sigurisë në mars.

Ai tha se të paktën nëntë anëtarë të forcës elitare të ushtrisë së Indonezisë u vranë në sulmin e së shtunës.

Sambom i kërkoi qeverisë së Indonezisë të ndalojë operacionet e saj ushtarake në Papua.

Ai tha gjithashtu se grupi i tij kishte ofruar të negocionte me qeverinë indoneziane dhe të Zelandës së Re për pilotin, por nuk kishte marrë një përgjigje.

“Qeveria e Indonezisë duhet të ndalojë operacionin e saj të sigurisë në Papua dhe të jetë e gatshme të negociojë me udhëheqësit tanë nën ndërmjetësimin e një pale të tretë neutrale nga një agjenci e Kombeve të Bashkuara”, tha Sambom.

Luftimet e së shtunës janë të fundit në një seri incidentesh të dhunshme në vitet e fundit në Papua, një ish-koloni holandeze në pjesën perëndimore të Guinesë së Re, e cila dallon etnikisht dhe kulturalisht nga pjesa më e madhe e Indonezisë.

Konfliktet midis papuanëve indigjenë dhe forcave indoneziane të sigurisë janë të zakonshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore