Kosova

Balje e Berisha dorëzojnë ankesë në Supreme


“PZAP ka marrë vendim për disa komuna dhe ankesa ka qenë për disa. Për pesë komuna ka marrë vendim meritor, ndërkaq për disa të tjera jo. Sot kemi ardhë edhe për tri komuna tjera, ndër to është edhe Graçanica”, tha Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, pasi dorëzuan ankesë në Gjykatën Supreme bashkë Duda Baljen.

Berisha tha se pret që Supremja të ketë vendim meritor edhe për këto komuna.

“Unë mendoj që si dukuri duhet të anulohet në tërësi. Ne e kemi ruajtur sovranitetin e Kosovës, e kemi parandaluar një të keqe të madhe dhe e kemi parandaluar që si dukuri të ndodhë përsëri”.

“Egjiptianët janë dëmtuar me një mandat, edhe me vendimin e djeshëm ende nuk do të jem pjesë e Kuvendit ndërkaq nëse pranohet kjo ankesë unë do të jem në Kuvend. Unë do të doja të largohesha nga votuesit por jo nga Serbia”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Duda Balje theksoi se “ne dje kemi marrë vendimin e PZAP-së dhe unë si përfaqësuese e boshnjakëve jam e kënaqur”.

“Kemi pasur dy pika të paqarta. Ne e kemi bërë një analizë dhe kemi paraqitur si dëshmi”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se shteti i Kosovës duet të mbrojë të drejtat e komuniteteve.

Ankesë në Supreme ka dorëzuar edhe Hoxhiq, ndërkaq anulimin e votave e ka quajtur vendim skandaloz nga PZAP-ja

Edhe Adriana Hoxhiq kryetare e Iniciativës qytetare “UZ-AH” ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së për anulimin e votave në pesë komuna.

Hoxhiq e ka cilësuar vendimin e PZAP-së si skandaloz dhe të papranueshëm sepse siç tha ajo “i shkel të drejtat themelore të qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë votën e tyre dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore