Shqipëria

500 mijë doza Pfizer brenda dhjetorit në Shqipëri


“Qeveria shqiptare është në negociata për 500 mijë doza të tjera vaksinash, që parashikohet të vijnë brenda muajit dhjetor”.

Këtë e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliru mëngjesin e 28 gushtit nga Poliklinika Qendrore e Tiranës.

Manastirliu ishte e shoqëruar me Prof. Dr. Silva Binon, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHPS-së.

Bino bëri me dije se, “për grupet e riskut procesi i vaksinimit po shkon mirë. Personeli mjekësor dhe i policisë është imunizuar. Kemi akoma personel mësuesish që duhet të mbarojnë të gjithë procesin e vkasinimit”.

Ministrja nga ana tjetër bëri me dije se, “të sëmurët kronikë janë prioritet për të marrë vaksinën”.

Ndërkaq Manastirliu theksoi dhe njëherë faktin se është shumë e rëndësisshme që popullata të vaksinohet.

“Në tërësi – edhe njëherë – e gjithë popullata në mënyrë të veçantë grupi i riskut, po ashtu dhe të rinjtë +18 vjeç është shumë i rëndësishëm procesi i vaksinimit”.

Duke bërë thirrje për popullin ajo njoftoi se mjafton të paraqitesh me një kartë identiteti në çdo poliklinikë dhe qendër vaksinimi për të marrë një dozë kundër virusit vdekjeprurës.

Ndërkohë me përfundimin e muajit gusht, shtatori do të jetë një muaj tjetër shumë i rëndësishëm për tu vaksinuar të gjithë +18 vjeç.

“Çdo i pavaksaniuar përbën një kosto”, vijoi Ministrja, “95% të rasteve në infektiv janë pjesa që janë të pavaksinuar dhe në gjendje të rëndë’.

Nga ana tjetër thuajse 1.9 milionë vaksina janë të mbërritura në Shqipëri.

Më shumë se gjysma e popullsisë adulte në Shqipëri e ka marrë të paktën një dozë të vaksinave kundër COVID-19.

Me të dyja dozat ndërkaq, janë vaksinuar mbi 608 mijë persona.

Vaksina vijnë çdo javë në Shqipëri, nga katër kompani farmaceutike. Furnizimi me Pfizer vijon i përjavshëm. Po ashtu, edhe ai me AstraZeneca.

Partitë e vaksinave nga kinezët e Sinovac vijnë më rrallë, por në numër më të lartë. Doza mbërrijnë në Shqipëri edhe nga Sputnik V.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore