Shqipëria

5.7 milionë euro për hartën e regjistrimit të pronës në Shqipëri


Një shumë prej 5.7 milionë eurosh do t’i kushtohet përmirësimit të cilësisë së të dhënave, një kornize më të mirë të institucioneve dhe digjitalizimit të të dhënave të pronës.

Ky fond i dhuruar nga Bashkimi Evropian (BE), vjen me qëllim “Forcimin dhe mbrojtja e së drejtës së pronësisë në Shqipëri”. Kjo sipas një programi të ri “BE për të Drejtat Pronësore” që filloi në Shtëpinë e Evropës, të martën e 14 shtatorit.

Këtë e ka përshëndetur dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, përmes një postimi në median sociale Twitter.

“Falë ndihmës nga BE-ja, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës”, shkruan ai.

Sipas Soreca-ës, “me 5.7 milionë euro, programi do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja”.

Ai theksoi se kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë.

Të njëjtin mendim me Soreca-n ndan dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim, e cila përmes një postimi në median sociale Tëitter e ka cilësuar programin si “të domosdoshme”.

“Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, për investime dhe barazi mundësish”, shkruan ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore