Lajme

42 emigrantë në kamion zbulohen nga policia maqedonase


Policia e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar në një kamion me prejardhje nga Greqia, 42 emigrantë të jashtëligjshëm, kryesisht me prejardhje nga Bangladeshi dhe Siria.

Një makinë patrullë e ndoqi kamionin deri në qytezën e Star Dojran, 160 kilometra larg Shkupit. Sapo patrulla ka sinjalizuar ndalesën për kontroll, shoferi dhe një pasagjer u hodhën nga kamioni në ecje e sipër.

Më pas, kamioni u kthye dhe goditi makinën e Policisë. Gjithsesi, dy oficerët brenda mjetit nuk u dëmtuan.

41 emigrantët brenda kamionit, u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. E njëjta gjë edhe për personin, i cili u hodh nga vendi i pasagjerit – po ashtu emigrant.

Grupi u transferua në një kamp në qytezën e Gevgelija, në pritje të depërtimit pas në Greqi.

Nga deklaratat e para prej Policisë, bëhet me dije se ky është grupi i parë i madh i migrantëve të kapur në gjashtë muajt e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Vendet e vogla ballkanike janë një rrugë shpesh e zgjedhur nga azilantët për të shkuar drejt Evropës. Gjithsesi, që prej fillimit të pandemisë COVID-19, fluksi i tyre është pakësuar ndjeshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore