Shqipëria

4 humbje jete dhe 50 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit, katër qytetarë kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë në Shqipëri. Këto shifra shënon një rritje nga dita e mëparshme.

Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 96 pacientë. Tetë prej tyre ndodhen në terapi intensive, nga të cilët pesë janë të intubuar.

Situata në spitale shfaqet më e qetë dhe në rënie të dukshme.

Janë kryer 2 mijë e 956 testime dhe janë shëruar 1 mijë 20 qytetarë.

Numri i të shëruarve paraqitet më e larta që prej shfaqjes së Covid-19.

Fushata e vaksinimit masiv vijon gjithashtu me ritme të shpejta.

Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar mbi 612 mijë shqiptarë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se mbi 100 mijë qytetarë, i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 760 mijë doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Më 5 maj u mblodh sërish Komiteti i Ekspertëve, ku la në fuqi masat e marra më përpara për sa i përket fashës orare të lëvizjes deri në orën 22.00.

Ministria gjithashtu ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën. Apel ka edhe për vijimin e zbatimit të rregullave për parandalimin e COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore