Lajme

356 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë dhe asnjë i vdekur


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar për zero persona të vdekur dhe 356 persona të infektuar nga COVID-19.

Ndërsa, një ditë më parë, më 10 janar në Kosovë kishte 236 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga shtatë mijë e 258 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 53 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë dy mijë e 083.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar me doza të vaksinës kundër Coronavirusit katër mijë e 232 persona

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.

E deri këtë të martë 791 mijë e 547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore