Shqipëria

35 vite koncesion për port turistik në Vlorë


Një koncesion me afat ekzekutimi 35 vjet është dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Tenderi i është shpallur do të përdoret për qëllim të projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe transferimit të një Porti Turistik në Qytetin e Vlorës.

Koncesioni kap një vlerë prej 22.7 milionë euro

Kompanitë që do të marrin pjesë në konkurrim, kanë afat deri më 26.02.2021 për të dorëzuar ofertat e tyre.

Bëhet me dije se porti turistik, i cili quhet “Marina Vlorë” do të ndërtohet në portin aktual të Vlorës.

Porti do të jetë funksional gjatë gjithë vitit për flotat moderne të jahteve. Do të jetë i aksesueshëm gjatë gjithë stinëve dhe do të akomodojë minimalisht 400 anije.

Sipas dokumenteve të tenderit, porti konsiderohet të bëhet pjesë e “Master Planit” të Lungomares në Vlorë, e cila parashikohet të marrë një pjesë të konsiderueshme nga sipërfaqja e portit.

Ndërkohë, koncesioni i shpallur thuhet të jetë në kundërshtim me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Ky i fundit ka ndaluar prej 25 dhjetorit, dhënien e tyre katër muaj para zgjedhjeve pasi mund të kenë efekt elektoral./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore