Shqipëria

270 hektarë tokë bujqësore të përmbytura në Lezhë


Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në qarkun e Lezhës. Nga Bashkia e Lezhës bëhen me dije se 270 hektarë sipërfaqje tokë bujqësore janë të përmbytura në Torovicë, Tesh dhe Gjorm.

Rrugët urbane dhe ato rurale janë të kalueshme pa problem. Lumenjtë Drin, Gjadër, Mat e Drojë, kanë një rritje të nivelit të ujrave në rreth 1 metër mbi atë normale, por nuk paraqesin probleme.

Furnizimi me energji elektrike nuk paraqet problem. Rezervuarët janë në monitorim.

Edhe Bashkia e Elbasasit, përmes një postimi në median sociale “Facebook”, ka bërë të ditur se reshjet e orëve të fundit kanë sjellë një situatë të rënduar në prurjet e lumit Shkumbin dhe përrenjve të disa fshatrave.

Në Njësinë Administrative Papër, Elbasan, po punohet për të rikthyer funksionale rrugën që lidh fshatrat Pajun -Papër Sollak dhe për të shpëtuar nga izolimi 900 banorët e asaj zone.

Ekipet e emergjencave civile dhe punëve publike të Bashkisë Elbasan janë duke menaxhuar situatën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore