Lajme

2011: Kur Glauk Konjufca i kërkonte Thaçit të betohej në flamur se nuk shkon në negociata për Veriun


Glauk Konjufca, kryeparlamenti i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, situatën e krijuar në Veri të Kosovës, prej 20 deri më 30 shtator, nuk e ka komentuar shumë.

Në një seancë të vitit 2011, Glauk Konjufca, atëbotë deputet opozitar, kishte vendosur një flamur kombëtar në foltore të Kuvendit, ku i kishte kërkuar Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçit, të betohej në të se nuk shkon në negociata me Serbinë për Veriun e Kosovës.

10 vite para,  Konjufca kritikonte Qeverinë e Kosovës “për shqetësimin që kanë qytetarët” dhe Lëvizja Vetëvendosje për “patrullimin e xhandarmërisë së Serbisë” afër kufijëve me Kosovën ,ndërsa forcat e sigurisë së Kosovës “i shikonin me dylbi”.

Për këtë situatë kur avionët ushtarakë të Serbisë fluturuan mbi Jarinje, kryeparlamenti Konjufca, 10 vite më pas, nuk është më aq i zëshëm.

Përveç një lajmërimi nga këshilltari i tij politik, Ilir Kërçeli, se “Të gjitha mjetet të cilat mblidhen nga pagesat e tabelave nga familjet shqiptare nga Lugina e Preshevës, do kthehen donacion për Luginën”, me rastin e aplikimit të masës së reciprocitetit për targa me Serbinë, Konjufca s’ka afirmuar qëndrimin “shqetësues” të atëhershëm të 2011-tës në bankën e deputetit, ndonësa ngjarja ishte e njëjtë, dhe ushtria serbe hyri 5 kilometra brenda zonës tampon me territorin e Kosovës.

Madje, Konjufca në këtë seancë të Kuvendit ku kishte qenë i zëshëm, ia kishte hedhur një kritikë, atëbotë të zakonshme për Vetëvendosjen, ndonëse tashmë jo, Hashim Thaçit, duke i thënë se “po ta kishit dashur ju flamurin kombëtar do ta kishit vendosur atje në këndin mbrapa juve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore