Kosova

18 të vdekur dhe 2 mijë e 295 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 18 persona të vdekur nga COVID-19 dhe dy mijë e 295 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 12 mijë e 406 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 183 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 24 mijë e 939.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar kundër COVID-19, 16 mijë e 862 persona.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë është gjithsejtë 508 mijë e 540 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 256 mijë e 235.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 14 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore