Lajme

15-vjeçari theret me thikë nga një vajzë e mitur në Obiliq


Ilustrim.

Një 15 vjeçar është plagosur me thikë të hënën në Obiliq.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.

Ndërsa veprën thuhet të e ketë kryer një vajzë e mitur.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë e ka identifikuar të dyshuarën. Po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur”, ka thënë Borovci për AP.

Policia e Kosovës.

Ndër të tjera, ai bën të ditur edhe mjetet me të cilat është kryer kjo vepër.

“Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”.

Gjithashtu, theksohet se rasti është duke vazhduar të hetohet.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë që ka identifikuar të dyshuarën, po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore