Lajme

106 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë


Klinika Infektive.

Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar se janë regjistruar 106 raste pozitive.

Numri i të infektuarve vjen nga 294 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 52 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë e 66.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk ka pasur të vaksinuar.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 473, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 767.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore