Boterori 2022

đź”´LIVE: FrancĂ« – Marok


Përfundon gjithçka, Franca është finalisti i dytë i këtij Botërori, dhe do përballet me Argjentinën të dielën.

Kujtojmë që pavarësisht humbjes, Maroku shkruan historinë, duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që arriti gjysmëfinale.

Madje edhe kundër Francës, ata luajtën me shumë dinjitet, përballë disa nga lojtarëve më të mirë në botë.


GOOOOOOOOOOOL! Randal Kolo Muani shënon për të dyfishuar epërsinë, disa sekonda pasi u inkuadrua në lojë.

Franca me një këmbë në finale e Kupës së Botës.


Maroku me një tjetër mundësi të artë, por nuk e shfrytëzojnë për të barazuar rezultatin.


Ka qenë një përpjekje e madhe nga Maroku.

Ata mund tĂ« kishin kapitulluar pasi humbĂ«n kapitenin e tyre, por nuk e kanĂ« bĂ«rĂ« – ata janĂ« ende nĂ« lojĂ«.


Me epërsinë momentale të Francës, ata do luajnë në finale kundër Argjentinës së Lionel Messi-s.

Kjo do të ishte përsëritja e 1/8 së finales në Botërorin e 2018, mes Francës dhe Argjentinës, ku atë ndeshje e kishin fituar këta të parët.

Messi do kërkojë hakmarrjen ndaj Francës, ndërsa gjelat do kërkojnë Botërorin e dytë radhazi.


Deri më tani në këtë pjesë të dytë, Maroku ishin dominant duke krijuar disa mundësi shënimi, por nuk po arrijnë të gjejnë golin.


Maroku me një mundësi të mirë shënimi, por Boufal nuk arrin të godas topin siç duhet.


Maroku humbet mbrojtësin e tij të tretë që kur emëroi formacionin e tij fillestar pasi Noussair Mazraoui zëvendësohet nga Yahya Attiat-Allah në pushim.

Tre dyshime për lëndime dhe asnjë nuk funksionoi vërtet.


Fillon pjesa e dytë, ku Franca do kërkojnë të mbajnë epërsinë, ndërsa Maroku të barazojnë rezultatin.


Përfundon pjesa e parë me epërsinë minimale të Francës.

Marokienët po insistojnë të shënojnë, por ishin të pafat me reagimet e Hugo Lloris-it.

Franca kishte disa mundësi të mira shënimi po ashtu, por nuk i shfrytëzuan siç duhet.


Një goditje magjike rrafishat e mbrojtësit El Mayiq, por për fatin e keq të Marokut, ai goditi shtyllën.


Mbappe me një mundësi të artë për të dyfishuar epërsinë, por ai humbi balancën.

Më pas Giroud kishte mundësi të pastër, por goditja shkoi mbi portë.


Maroku tashmë ka kompletuar më shumë pasime sonte sesa në të gjithë ndeshjen kundër Portugalisë.


Deri më tani, që nga goli i shënuar, ndeshja ka qenë e baraspeshuar.

Maroku janë kombëtarja që kanë insistuar barazimin, ndërsa Franca po presin për kundërsulmin vrastar.


Ky është i gjithë aksioni i Francës që çoi në atë gol në minutën e pestë. Nuk u desh shumë për të ecur përpara në lojë.


Olivier Giroud me një goditje të fuqishme drejt portës së Bono, por për fatin e mirë të Marokut, kjo gjuajtje goditi shtyllën.


Një goditje shumë e mirë e marokienëve, por kjo gjuajtje pritet nga Hugo Lloris.


GOOOOOOOOOOOOL! Franca merr epërsinë kundër Marokut.

Golashënuesi  ishte mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez.


Gjithcka ka filluar, dhe të parët me topin janë marokienët.


Trajneri i Marokut, Walid Regragui tashmĂ« e di se si Ă«shtĂ« tĂ« fitosh njĂ« trofe nĂ« tokĂ«n e Katarit dhe tĂ« marrĂ«sh njĂ« kupĂ« nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe pyetja e madhe kĂ«tĂ« javĂ« Ă«shtĂ« nĂ«se ai mund t’i arrijĂ« tĂ« dyja sĂ«rish tĂ« dielĂ«n.

Një sugjerim që do të kishte provokuar tallje përpara Kupës së Botës është kthyer në një mundësi gjithnjë e më të ngushtuar pasi Regragui i çoi në mënyrë mahnitëse Marokun në katërshen e fundit.

Pasi ka fituar tashmë titujt e klubeve vendase dhe kontinentale këtë vit, nëse 47-vjeçari do të udhëheqë një skuadër afrikane dhe arabe në finalen e parë të Kupës së Botës, atëherë ai do të duhet të eliminojë vendin ku u rrit dhe luajti pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij në klub.

“Unë vij nga periferia e Parisit”, ka thënë më parë ai.

“Ne jemi djem tĂ« uritur atje dhe i duam sfidat. Sa mĂ« shumĂ« tĂ« na thuash se nuk ia dalim, aq mĂ« shumĂ« duam tĂ« provojmĂ«”.


Ka pasur disa momente të shkëlqyera, kjo ka qenë një Kupë e Botës me surpriza dhe Maroku ka luajtur një rol të madh në këtë.

Sofiane Boufal me mamanë e tij pas ndeshjes me Portugalinë ishte një moment emocionues. Këto imazhe do të qëndrojnë me njerëzit përgjithmonë.


Ndeshja e fundit para finales në Kupën e Botës, Katar 2022 do të luhet mes Francës dhe Marokut.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Al Bayt Stadium” me fillim nga ora 20:00.

Fituesi i këtij dueli do të përballet me Argjentinën në finale, të cilët eliminuan Kroacinë.

Maroku surprizuan një nga favoritët e këtij Botërori, Portugalinë, ndërsa Franca mposhtën me vështirësi Anglinë.

Dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare që do të zbresin në fushë.

Formacionet zyrtare:

Franca (4-2-3-1): Lloris; Kounde, Upamecano, Varane, Th.Hernandez; Fofana, Tchouameni; Griezmann, Dembele, Mbappe; Giroud.

Maroku (5-4-1): Bono; Hakimi, El Yamiq, Aguerd, Saiss, Mazraoui; Ziyech, Ounahi, Amrabat, Boufal; En Nesyri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore