Boterori 2022

🔴LIVE: Australi – Danimarkë


Përfundojnë ndeshjet e Grupit D, Franca dhe Australia kalojnë tutje në raundin tjetër.


Më shumë ndryshime për Danimarkën, e katërta dhe e pesta e ndeshjes.

Joakim Maehle dhe Andreas Skov Olsen zëvendësohen nga Robert Skov dhe Andreas Cornelius.


Danimarkës i duhet goli, por është Australia ajo që po bën presion për momentin!


GOOOOOOOOOL! Australia kalon në epërsi kundër Danimarkës.


Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Tunizia është në epërsi kundër Francës.

Me rezultatet momentale, Tunizia dhe Franca janë dy skuadrat që kalojnë tutje.


Australia e kanë filluar pjesën e dytë ndryshe nga ajo e para.

Deri më tani, ata po mbajnë posedimin dhe kanë krijuar dy raste të mira.


Fillon pjesa e dytë, Australisë i duhet barazimi për të kaluar tutje, ndërsa Danimarkës vetëm fitorja.


Australia ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e saj të Kupës së Botës në të cilat barazonin në pjesën e parë.

Megjithatë, një barazim sot do t’i kalojë ata tutje, siç janë gjërat momentalisht.


Me rezultatet momentale, dy skuadrat që kualifikohen nga grupet do jenë Franca dhe Australia.


Përfundon pjesa e parë mes Australisë dhe Danimarkës me rezultat 0:0.

45 minutat e para ishin plotësisht të dominuara nga Danimarka, por ata nuk arritën të gjenin golin.

Kishin mundësi të shumta shënimi, por portieri australian nuk lejoi që t’i preket porta.


Martin Braithwaite i Danimarkës, ka krijuar tre raste në këtë lojë, më shumë se çdo lojtar tjetër në secilën skuadër.

Nuk mund të mohohet se ka pasur një lojë të bukur nga danezët…


Danimarka po dominon. A do ta gjejnë ata atë gol të çmuar?


Danimarka me një mundësi të mirë për të shënuar, por një goditje e lehtë që shkoi drejt e në duart e portierit të Australisë.


Deri më tani, Danimarka ka dominuar ndeshjen dhe kanë rrezikuar disa herë portën e Australisë, por këta të fundit po mbrohen mirë.


Mathias Jensen i Danimarkës merr një pasim të saktë në zonë dhe gjuan fuqishëm por pritet nga portieri i Australisë


Ka filluar gjithçka, Danimarkës i duhet fitorja për t’u kualifikuar nga grupet.


Video motivuese nga Australia.


Danimarka është në ecurinë e saj më të gjatë pa fitore në Kupën e Botës, pasi nuk arriti të fitojë asnjë nga pesë ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

Skuadra e Kasper Hjulmand ende ka shpresë për të arritur në 16-shen e fundit në Katar, pavarësisht se mori një pikë dhe shënoi një gol në dy ndeshjet e tyre fillestare.

Danezët barazuan katër nga ato ndeshje dhe janë vështirësitë e tyre para portës që vazhdojnë t’i pengojnë.

Ata shënuan për herë të fundit më shumë se një herë në një ndeshje të Kupës së Botës në një fitore 2:1 ndaj Kamerunit në vitin 2010.


Danimarka duhet patjetër të fitojë ndaj Australisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës, për të vazhduar tutje në fazën tjetër.

Momentalisht, danezët kanë vetëm një pikë në Grupin D në vendin e tretë, ndërsa Australia është në vendin e dytë me tre pikë.

Pra, edhe një barazim do t’ju konvenonte australianëve, derisa Danimarka vetëm me fitore mund të vazhdojë tutje.

Kur kanë mbetur edhe më pak se një orë nga fillimi i ndeshjes, tashmë dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare:

Australia (4-4-2): Ryan; Karacic, Souttar, Roëles, Behich; Leckie, Irvine, Mooy, Goodëin; McGree, Duke.

Danimarka (4-2-3-1): Schmeichel; Kristensen, Andersen, Christensen, Maehle; Hojbjerg, Jensen, Eriksen; Skov Olsen, Braithëaite, Lindstrom.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore