Ngritët aktakuzë ndaj 18 zyrtarëve për keqpërdorim me subvencione – akuzohen se dëmtuan buxhetin mbi 100 mijë euro
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion, lidhur me subvencionet e ministrisë së Bujqësisë në Komunën e Istogut.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga prokuroria përmes një komunikate dërguar mediave.
“11 prej tyre janë persona zyrtarë dhe ndaj tyre është ngritur aktakuza për veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Mashtrimi në detyrë’. Ndërkohë shtatë të tjerë janë fermerë ndaj të cilëve është ngritur aktakuza për vepra penale ‘Mashtrim me subvencione”, thuhet në komunikatë.
Nga Prokuroria në aktakuzë është kërkuar edhe konfiskimi i një banese dhe rreth 20 mijë euro para të gatshme, shqiptimin e dënimit plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit e lartcekur kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë”.
Më 12 prill, Prokuroria Speciale po ashtu kishte ngritur aktakuzë ndaj 16 personave me rastin e njohur si “Subvencionet VI”, që lidhet me rastin për subvencionet në bujqësi.
Prokuroria Speciale në Kosovë kishte ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për rastin “Subvencionet 1”, prej tyre 11 persona zyrtarë e 10 përfitues.
Ata po akuzohen për veprat penale, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “marrje e ryshfetit”, “mashtrim në detyrë”, “dhënie e ryshfetit” dhe “mashtrim me subvencione”.
Më 30 qershor, Albanian Post, kishte raportuar për vazhdimin e aksionit “Subvencioni 2021”.
“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme”.
Në muajin shkurt të këtij viti, ishin arrestuar 12 persona, nga të cilët 10 janë zyrtarë të shtetit dhe janë konfiskuar 400 mijë euro, në një aksion të madh të policisë në Kosovë.
Skandali me subvencione në Bujqësi deri në shkurt të vitit 2021 kishte çuar në arrestimin e mbi 20 personave zyrtarë që dyshohen për ryshfet dhe rreth 400, mijë euro të sekuestruara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Kur u bëra meme ishte poshtëruese dhe lënduese – Dua Lipa shfaq çdo anë të saj pa dorashka për The Guardian
-
Ahmeti: Pushka pas lufte dhe fjala pas Kuvendit s’kanë vlerë, vendit i duhet stabilitet
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste
Lajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste