Sport

“Zyrtarisht ka përfunduar” – Fury njofton që Joshua nuk u përgjigj në kohë për duelin e shumëpritur


Tyson Fury ka deklaruar se lufta e tij me Anthony Joshua në kategorinë e rëndë të ka përfunduar “zyrtarisht”.

Kishte zëra se përballja e shumëpritur do të ndodhte më në fund në dhjetor.

Megjithatë, pasi Fury i vendosi Joshua-s një afat deri të hënën në orën 17:00 për të nënshkruar kontratën, ai ka thënë se lufta nuk do të ndodhë më.

“Është zyrtare, koha ka përfunduar. Ka kaluar afati i dhënë dhe asnjë kontratë nuk është nënshkruar”, tha Fury në rrjetet sociale.

“Ka përfunduar zyrtarisht për Joshua-n, ai tani është jashtë në të ftohtë me tufën e ujqërve, harrojeni. Idiot, frikacak, Budybilder, e dinte gjithmonë. Gjithmonë e kam ditur që nuk ke atë që duhet për të luftuar kundër mbretit cigan,” shtoi ai.

“Pavarësisht se çfarë thua tani, nuk më intereson. Fat i mirë në karrierën dhe jetën tuaj”, tha Fury në rrjetet sociale.

Nëse Fury nuk ndeshet me Joshua-n, ai mund të takohet me 37-vjeçarin, Mahmoud Charr, i cili ka një rekord në karrierë 37-4.

Charr ishte përmendur si një kundërshtar i mundshëm përpara se Fury të sugjeronte se do të luftonte Joshua-n.

Një përplasje me Oleksandr Usyk, i cili mundi Joshua-n në meçin e tij më të fundit, duket sikur do të duhet të presë vitin e ardhshëm.

Usyk ka thënë se lufta e vetme që dëshiron më pas është një përplasje e padiskutueshme me Fury-n, edhe pse ai mund të ndeshet gjithashtu me Canelo Alvarez dhe një luftë në shtëpi në Ukrainë përpara se të tërhiqet.

Joshua iu përgjigj kërkesave të Fury-t gjatë fundjavës duke thënë se kontrata ishte me avokatët e tij.

“Kam vite që nënshkruaj kontrata. Nuk është në dorën time, është me ekipin ligjor”, tha Joshua në Instagram.

“Kjo është arsyeja pse ju punësoni avokatë. Nëse e dini historinë e boksit, sigurohuni që t’i keni kushtet ligjore të drejta, kjo është arsyeja pse ju merrni një menaxhim të mirë dhe avokatë të mirë për t’u siguruar që biznesi juaj të jetë i drejtë”, shoti Joshua.

“Sigurisht që do të nënshkruaj kontratën, vetëm duhet të pres disa momente”, përfundoi Anthony Joshua.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore