Lajme

Zyrtari izraelit mohon raportimin e negociatave të ndërmjetësuara nga Qatar-i për shkëmbimin e të burgosurve


Një zyrtar izraelit thotë se “nuk ka negociata” për lirimin e pengjeve, duke iu përgjigjur një pretendimi të mëparshëm nga një burim i Hamasit se Izraeli kishte qenë në kontakt me Qatar-in si ndërmjetës.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”.

Mohimi vjen pasi Reuters konfirmon raportimet e mëparshme nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua, duke thënë se ndërmjetësit e Qatar-it kanë qenë në kontakt me zyrtarët e Hamasit në një përpjekje për të siguruar lirimin e grave dhe fëmijëve izraelitë të mbajtur në Gaza në këmbim të 36 grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

Raporti i agjencisë britanike thotë se bisedimet po koordinohen me Shtetet e Bashkuara dhe po “ecin pozitivisht” megjithëse nuk ka shenja të një përparimi.

Qatar-i po përpiqet të avancojë shkëmbimin e të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore