Sport

Zyrtare/ Sterling nënshkruan me Chelsea-n


Tashmë edhe zyrtarisht, futbollisti i Anglisë, Raheem Sterling, është transferuar te skuadra e Chelsea-t.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi londinez, të cilët përmes faqes së tyre zyrtare konfirmuan se kanë nënshkruar me Sterling-un kontratë pesë-vjeçare.

Transferimi i 27-vjeçarit i kushtoi 56 milionë euro arkave të klubit londinez.

Anglezi i falënderoi tifozët e Manchester City-t për përkrahjen që i dhanë gjatë kohës sa luante për “Qytetarët”.

Derisa Sterling më parë ka luajtur për klubin e Liverpool-it në Ligën Premier.

Lojtari është bashkuar me ekipin në SHBA ku po e zhvillojnë një turne para-sezonal.

Reprezentuesi i Anglisë ka luajtur për City-n nga viti 2015. Ai ka shënuar 131 gola në 339 ndeshje, ndërsa ka fituar katër tituj në Premier Leauge.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore