Sport

Zyrtare/ Shkarkohet Bernard Challandes


Është shkarkuar nga Kosova trajneri zviceran Bernard Challandes.

Pas tre viteve e gjysmë dhe 37 ndeshjeve në drejtimin e Kosovës, Challandes-it i erdhi fundi në stolin e përfaqësueses dardane.

Humbja me Gjeorgjinë ishte ndeshja e fundit e zviceranit në stolin e verdhekaltërve.

Ky vendim u bë i ditur nga Federat e Futbollit të Kosovës, që sot thirri një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Emri i trajnerit të ri ende nuk dihet, por, përflitet që FFK është në bisedime me një trajner gjerman.

Kosova kthehet në fushë në muajin nëntor, me ndeshjen e fundit të kualifikueseve përballë Greqisë.

Përveç ndeshjes me Greqinë, është konfirmuar edhe një miqësore që Kosova do ta zhvillojë përballë Jordanisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore