Lajme

Zyrtare: Rusia anekson katër rajonet ukrainase


Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, nënshkroi “marrëveshjen për anëtarësimin në Rusi” të territoreve të pushtuara ukrainase të rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Ai deklaroi se tani e tutje banorët e tyre janë shtetas të Federatës Ruse.

Lajmi u bë i ditur gjatë fjalimit të Putin-it drejtuar Administratës së Presidentit të Federatës Ruse gjatë “ceremonisë së nënshkrimit të kontratave”.

Putin e lidhi të ashtuquajturin “aderim” me Federatën Ruse të territoreve të pushtuara, të cilën ai e barazon me “Novorossiya”, me “referendume” fiktive të mbajtura në fakt nën grykën e mitralozëve ushtarakë rusë.

Krerët e “supozuar” të rajoneve mbërritën në Kremlin për të “nënshkruar dokumentet”: nga Donetsk – Denys Pushylin, nga Luhansk – Leonid Pasichnyk, nga rajoni Zaporizhzhia – Yevhen Balytskyi, nga rajoni Kherson – Volodymyr Saldo.

Putin tha se Bashkimi Sovjetik nuk mund të kthehet, pasi Rusia “nuk ka më nevojë për të”.

Presidenti rus iu drejtua Kievit dhe vendeve perëndimore: “Njerëzit që jetojnë në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia bëhen qytetarët tanë përgjithmonë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore