Sport

Zyrtare: Roberto Martinez merr drejtimin e Portugalisë


Tashmë edhe zyrtarisht, Roberto Martinez është trajner i kombëtares së Portugalisë.

Ishte përfolur më herët që spanjolli do të jetë pasues i Fernando Santos-it të shkarkuar, derisa tashmë është bërë edhe zyrtare kjo lëvizje.

Kjo do të jetë aventura e katërt e Martinez-it si trajner, pasi që në të kaluarën kishte drejtuar Belgjikën, Everton-in, Wigan-in dhe Swansea-n.

Aventura e tij e fundit ishte në krye të kombëtares së Belgjikës, post të cilin e mbante nga gushti i vitit 2016.

Por, eliminimi nga grupet e Kupës së Botës të Belgjikës, bëri që tekniku spanjoll dhe kombëtarja belge t’i ndajnë rrugët.

Është interesant, se Martinez do të jetë vetëm trajneri i dytë i huaj në histori që e drejton Portugalinë.

Më parë e kishte bërë trajneri brazilian Luis Felipe Scolari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore