Sport

Zyrtare: PSG dhe Pochettino ndajnë rrugët


Tashmë edhe zyrtarisht Mauricio Pochettino nuk do të jetë më trajner i Paris Saint Germain.

Ashtu si pritej, klubi parisien dhe trajneri argjentinas kanë ndërprerë kontratën e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Parisit, të cilët përmes një njoftimi në rrjetet sociale, treguan se kanë ndarë rrugët me Pochettino-n.

“Paris Saint-Germain konfirmon se Mauricio Pochettino ka përfunduar rolin e tij në klub. E falënderojmë Pochettinon dhe stafin e tij për punën e bërë dhe u uron më të mirën për të ardhmen “.

Kujtojmë që trajneri argjentinas mbërriti në Paris në janar të vitit të kaluar për të zëvendësuar Thomas Tuchel.

Në krye të parisienëve ish-trajneri i Tottenham-it fitoi një kampionat, një Kupë France dhe një Superkupë të Francës.

Gjethsesi, puna e tij u konsiderua e pamjaftueshme nga zhgënjimet e hidhura në trofeun që parisienët prej kohësh e presin, Ligën e Kampionëve.

Statistikat e tij në stolin e PSG-së janë: 55 fitore, 13 barazime dhe 15 humbje.

Vendin e lënë bosh nga Pochettino pritet ta marrë Cristophe Galtier.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore