Sport

Zyrtare: Nuno Espirito Santo emërohet trajner i Tottenham


Nuno Espirito Santo tashmë edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Tottenham Hotspur.

47-vjeçari portugez, ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me klubin londinez, deri në qershor të vitit 2023.

Nuno Espirito Santo, në fjalët e para si trajner i Tottenham-it, deklaroi se nuk ka kohë për të humbur, ndaj mezi pret që të nisë punën.

“Kur ke një ekip kaq cilësor, objektivi është t’i bësh tifozët krenarë. Është kënaqësi të jem këtu dhe mezi pres të fillojë punon. Nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të fillojmë të punojmë menjëherë, sepse sezoni do të fillojë për disa ditë”, tha trajneri portugez.

Ai së fundmi, kishte drejtuar me shumë sukses skuadrën e Wolverhampton Wanderers, epik të cilin e promovoi në Premier League në vitin 2017.

Derisa, që nga ngjitja në elitën e futbollit anglez, Santo ka pasur vazhdimisht paraqitje të mira me ekipin e tij, ku gjithmonë ka qenë në 10-shen e parë në tabelë.

Wolverhampton me Santo ne krye, ka marrë pjesë edhe në gara evropiane, ku suksesin më të madh e arriti në sezonin 2019/20, kur u kualifikua në çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Derisa, përveç Wolves, ai në të kaluarën, ka drejtuar edhe skuadrat si Porto, Valencia, Rio Ave e Panathinaikos.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore